image Musa Hajdari garon nesër në 800 metra vrapim në këtë orar

Sporte të tjera

Musa Hajdari garon nesër në 800 metra vrapim në këtë orar

news image

Atleti kosovar, Musa Hajdari do të garojë nesër në Stadiumin Olimpik në Japoni në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Hajdari do të garojë në disiplinën 800 metra të vrapimit. Koha e nisjes së garës ku do të jetë pjesë Hajdari do të nis nesër rreth orës 14:50 të kohës tonë lokale në Kosovë.

Musa Hajdari dhe Egzon Shala janë sportistët e vetëm të mbetur nga gjithsej 11 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike.

Nëntë sportistët e tjerë kanë përfunduar garat e tyre, ku prej tyre Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta Olimpike.

/GazetaSinjaliSporti/