image Murtezaj: Janë mbledhur rreth tetë miliardë të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vite

Kosovë

Murtezaj: Janë mbledhur rreth tetë miliardë të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vite

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur ceremoninë e shënimit të 22 vjetorit të themelimit.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka folur në lidhje me sukseset që ka arritur ATK-ja përgjatë 22 vjetëve.

Murtezaj krahasoi vitin e parë e ATK-së ku ishin grumbulluar pesë milionë euro, me vitin 2021, ku të hyrat kanë arritur në 597 milionë euro.

“Të hyrat e para të grumbulluara në vitin e parë të funksionimit të saj nga ATK-ja ishte një shumë simbolike, gjithsej pesë milionë euro, por me peshë të madhe sepse tatimpaguesit ishin të lumtur se kishte ardhur mundësia të paguanin tatimin për shtetin që aq shumë e kishin ëndërruar”.

“Kemi arritur t’i realizojmë të gjitha objektivat e parapara vjetore, ku vetëm gjatë vitit 2021 kemi arritur të inkasojmë 597.02 milionë tatime dhe 210.07 euro kontribute pensionale, ku kemi arritur 131 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2020”, tha ai.

“Në vitin 2021 për 44 për qind kemi arritur inkasimin e borgjeve. Në shënimin e 10 vjetorit kemi bërë përmbylljen e shërbimeve eletrikonike. ATK ka mbledhur mbi pesë miliardë tatime. Vlerë e të hyrave është gjithsej nga nga të hyrat tatimore dhe kontributet pensionale është rreth tetë miliardë euro”./GazetaSinjali/