image Osmani: ShBA-ja në 99-ën na shpëtoi nga vdekja, sot me vaksina nga virusi

Shëndetësi

Osmani: ShBA-ja në 99-ën na shpëtoi nga vdekja, sot me vaksina nga virusi

news image

Dje në Kosovë kanë arritur 515 mijë e 970 vaksina Pfizer të siguruara nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, të cilat në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë të pranimit të këtyre dozave është shprehur falënderuese ndaj ShBA-ve, për ndihmën e madhe ndaj Kosovës në luftën kundër COVID-19.

“Në muajin mars të vitit 2021, kur pandemia përbënte kërcënim serioz për të gjithë globin, i jam drejtuar me një letër presidentit amerikan Joe Biden me kërkesë për të na ndihmuar në sigurimin e vaksinave  për qytetarët tanë në vendin tonë, në kohën kur kishim zero vakisna. Ishte situatë e ndjeshme kur rreziku nga virusi rritej gjithnjë e më shumë dhe kur vaksinat shiheshin si shpresë e vetme për të mbijetuar”.

“Përpjekjet tona për të siguruar vaksina u bënë pjesë e agjendës ditore. Angazhimi ynë dhe zemërgjerësia e miqve tanë bëri që ta rikthejmë shpresën për  jetën dhe që të sigurojmë vaksina. Sikurse në vitin 1999, ShBA-të sërish u dëshmuan krah nesh, atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës e sot na shpëtuan nga virusi COVID-19përmes vaksinimit”, ka thënë Osmani.

/GazetaSinjali/