Vedat Muriqi nuk ka pasur një natë për ta mbajtur mend sonte.
Sulmuesi kosovar është larguar nga fusha i frustruar në sfidën e sotme mes Mallorcas dhe Osasunas, e cila u mbyll 0-0.
Ndërkohë që vendasve iu duhej një gol për ta shënuar, tekniku i Mallorcas vendosi që ta largojë kosovarin në minutën e 75-të.
Këtë nuk e priti aspak mirë Muriqi, i cili shfaqi shenja frustruese teksa shkoi në bankinë.