Golashënuesi i cili ia vazhdoi shpresën Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, Vedat Muriqi ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshme kundër kombëtarës së Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Muriqi i cili në sekondat e fundit ia fali kombëtarës një barazim, pak më herët ka shpërndarë disa fotografi në Twitter me bashkëlojtarët e tij duke lënë mbi to edhe një përshkrim fantastik.
“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, shkroi ai, moto kjo e cila i takon tifo grupit të kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”.
Raised by war, stronger than fear! 🇽🇰 pic.twitter.com/nDvBqFy30E
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) September 10, 2023