Mallorca do ta blejë kartonin e Vedat Muriqit në formë të përhershme.
Sulmuesi kosovar ishte pranë transferimit tek kampioni belg, Club Brugge, megjithatë dështoi në momentet e fundit ajo lëvizje.
Gazeta spanjolle Marca tani raporton se Mallorca dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Mallorca do t’i paguajë Lazios 12 milionë euro, teksa lojtari do të firmosë kontratë katër-vjeçare me klubin spanjoll.