Vedat Muriqi ka refuzuar ofertën e klubit francez, Saint-Etienne, raporton Sinjali Sport.
Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, ka refuzuar një ofertë nga skuadra franceze Saint-Etienne, pretendon Tuttosport.
Skuadra e Ligue 1 shpresonte të joshte sulmuesin teksa synojnë të rrisin shpresat e tyre për mbijetesë, por ai nuk është i interesuar të bëjë këtë lëvizje.
Ekipi francez i ka ofruar 1 milion euro pagë në sezon për sulmuesin kosovar. Muriqi te Lazio i fiton 2.2 milionë euro neto në vit.
E kjo duket të jetë arsyeja pse sulmuesi i Kosovës e ka refuzuar Saint-Etienne. /Gazeta Sinjali Sporti/