image Magath refuzon të bëhet përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës

Futboll

Magath refuzon të bëhet përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës

news image

Felix Magath ka refuzuar përfundimisht ofertën e nga FFK për t’u bërë përzgjedhës i Kosovës, transmeton Sinjali Sport.

Trajneri gjerman ishte një prej kandidatëve kryesor për ta marrë postin e selektorit te Dardanët.

Për ofertën e tij e ka konfirmuar edhe para pak ditëve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili tregoi se kanë filluar negociatat me ish trajnerin e shumë ekipeve, por që njihet më shumti për kohën kur i menaxhoi dy gjigantët gjermanë, Bayern Munichun dhe Schalken.

Lajmin për refuzimin e 68 vjeçarit e raportoi gazetari Arlind Sadiku, i cili u informua nga Florian Krebs, redaktor i mediumit gjerman Bild.

/Gazeta Sinjali Sporti/