image Muriqi pas fitores ndaj Real Madridit: Kjo është shtëpia jonë, këtu zbatohen rregullat tona

Futboll

Muriqi pas fitores ndaj Real Madridit: Kjo është shtëpia jonë, këtu zbatohen rregullat tona

news image

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi e ndihmoi Mallorcan që t’i shkaktojë të dielën disfatë kampionëve aktual të La Ligas, Real Madridit.

Klubi ishullor arriti që të triumfojë me rezultat minimal 1-0, të realizuar në minutën e 14-të.

E goli i realizuar i Mallorcas ishte temë debati në mediat botërore për një kohë të caktuar.

Kjo pasi fillimisht Vedat Muriqi u duk se realizoi me kokë – një goditje e bukur nga një distancë e theksuar me trup prapa portës.

Megjithatë, pas shumë rishikimeve nga regjia spanjolle, goli doli të jetë në fakt një autogol, i realizuar nga mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, pasi ai i kishte dhënë devijimin e plotë harkimit të futbollistit të Mallorcas.

Sidoqoftë, kjo pak mund të kishte ndikuar te sulmuesi kosovar, i cili i është gëzuar që klubi i tij mposhti madrilenët, duke u pozicionuar në një pozitë komode, të 10-ën në tabelë.

Pas kësaj ndeshje, ka reaguar Muriqi i cili ka thënë se në shtëpinë e tyre, zbatohen rregullat e tyre.

“Kjo është shtëpia jonë! Këtu zbatohen rregullat tona!”, ka shkruar Muriqi në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/