Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi e ndihmoi Mallorcan që t’i shkaktojë të dielën disfatë kampionëve aktual të La Ligas, Real Madridit.
Klubi ishullor arriti që të triumfojë me rezultat minimal 1-0, të realizuar në minutën e 14-të.
E goli i realizuar i Mallorcas ishte temë debati në mediat botërore për një kohë të caktuar.
Kjo pasi fillimisht Vedat Muriqi u duk se realizoi me kokë – një goditje e bukur nga një distancë e theksuar me trup prapa portës.
Megjithatë, pas shumë rishikimeve nga regjia spanjolle, goli doli të jetë në fakt një autogol, i realizuar nga mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, pasi ai i kishte dhënë devijimin e plotë harkimit të futbollistit të Mallorcas.
Sidoqoftë, kjo pak mund të kishte ndikuar te sulmuesi kosovar, i cili i është gëzuar që klubi i tij mposhti madrilenët, duke u pozicionuar në një pozitë komode, të 10-ën në tabelë.
Pas kësaj ndeshje, ka reaguar Muriqi i cili ka thënë se në shtëpinë e tyre, zbatohen rregullat e tyre.
“Kjo është shtëpia jonë! Këtu zbatohen rregullat tona!”, ka shkruar Muriqi në Twitter.
¡Esta es nuestra casa! Aquí, valen nuestras reglas! pic.twitter.com/pDBWZvNA3Y
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 5, 2023