Vedat Muriqin po vazhdon me formën e lartë në kampionatin spanjoll këtë edicion.
Sulmuesi kosovar ka hapur llogarinë e golave në sfidën mes Mallorcas dhe Espanyol, sfidë që hapi xhiron e 12-të të La Ligas.
Goli i i tij erdhi në minutën e 48-të, pas një kërcimi në stilin ‘kung-fu’, duke e futur topin në rrjetë.
Ky është goli i gjashtë sezonal i Muriqit në La Liga këtë sezon.