image Muriqi: Nëse jo vendin e parë, ta zëmë vendin e dytë

Futboll

Muriqi: Nëse jo vendin e parë, ta zëmë vendin e dytë

news image

Kosova është mposhtur nga Greqia në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kombeve.

Dardanët humbën me rezultat minimal në Greqi, ngjashëm si në Fadil Vokrri, duke humbur përfundimisht gjasat për vendin e parë.

Sulmuesi Georgios Giakoumakis i cili i avantazhin fillestar grekëve në minutën e 72-të, teksa në fund realizoi edhe mesfushori Petros Mantalos me portën e boshatisur.

Pas ndeshjes është deklauar Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar ka deklaruar se kishin të bëjnë me një kundërshtar të fortë.

“Kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë, u vërejt që nuk kemi kriju shume raste, vendi i parë tashmë është thuajse i pamundur.

I pyetur rreth provokimeve, Muriqi shtoi se këto i kanë pritur nga ta.

“Kemi qenë në dijeni, kemi prit qe do të na provokojnë, kjo është poilitike edhe nuk e di pse përzihet politika në sport.

“Dua ti falenderoj dardanët, kanë marrë goditje, kanë luftu me neve, i falenderoj jasht mase në emrin tim dhe të kombëtares.

Për fund, sulmuesi kosovar theksoi se ata do të synojnë të fitojnë dy ndeshjet e mbetura të grupit, në mënyrë që të zënë vendin e dytë.

“Nëse jo të parin, ta zëmë venin e dytë, të mbyllim grupin me gjashte pikë duke i fituar dy ndeshjet e fundit”, deklaroi ndër të tjerash Muriqi.

/GazetaSinjaliSport/