Muriqi luajti tërë ndeshjen, megjithatë ekipi i tij, Mallorca është eliminuar nga Kupa e Mbretit.
Megjithatë, debutimi i Muriqit lë shije të hidhur pasi Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano duke u eliminuar kështu nga Kupa e Mbretit.
Ndonëse nuk arriti gol, sulmuesi kosovar u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë.
Nga Sofascore, ai mori notën 7.3, të barabartë me futbollistin shqiptar që luajti për Rayo Vallecanon, Ivan Balliu.