Vedat Muriqi startoi nga minuta e parë për Mallorcan në sfidën ndaj Rayo Vallecanos, shkruan Sinjali Sport.
Mallorca u eliminua nga Rayo, pasi pësoi disfatë me rezultat minimal 1-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit.
Oscar Trejo me golin nga pika e bardhë në minutën e 44-të, ishte heroi te vendasit duke I dërguar në gjysmëfinale.
Në këtë duel debutoi nga minuta e parë transferimi i fundit i skuadrës së Mallorcas sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili i kompletoi 90 minuta.
Në këtë takim nga minuta e parë u paraqit edhe futbollisti shqiptar, Ivan Balliu për Vallecanon, po ashtu edhe ky luajti tërë takimin. /Gazeta Sinjali Sporti/