image Muriqi flet nga Turqia, tregon se si po kalon i izoluar

Futboll

Futboll/ Muriqi flet nga Turqia, tregon se si po kalon i izoluar

news image

Ylli i Kombëtares së Kosovës që luan tek Fenerbahce, Vedat Muriqi u ka uruar shëndet të gjithëve që kanë rezultuar pozitiv me koronavirusi.

‘Jo vetëm si një vend, por ne po kalojmë një proces shumë të vështirë në gjithë botën. Dua t’i uroj gjithë të mirat dhe shëndet trajnerit të Galatasaray, Fatih Terim dhe Abdurrahim Albayrak. Të gjithë ata që rezultuan pozitiv, familjet dhe të dashurit e tyre le të kenë ndihmën e Zotit’, tha ai për të përditshmen turke ‘Fanatik’, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Puna jonë bëhet në shtëpi falë klubit tonë. Pajisjet tona janë në një nivel shumë të lartë, megjithëse jemi në shtëpi. Dua të falënderoj klubin tonë dhe të kompanitë e fitnesit’, shtoi tutje Muriqi.

Por, si është situata që po e kalon Vedat Muriqi?

‘Pak e vështirë, natyrisht. Shpresojmë dhe duam të kthehemi në kampion stërvitor dhe të bëjmë stërvitjet tona duke kaluar këtë periudhë në një kohë të shkurtër’

‘Ne patjetër duhet të dëgjojmë autoritetet. Shteti ynë mori të gjitha masat paraprake. Si individ, detyra jonë nuk është të largohemi nga shtëpia. Kjo duhet të jetë primare’, përfundoj Muriqi./Gazeta Sinjali/