Lazio u ballafaqua me Torinon në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra bardhekaltër barazoi pa gola 0-0 në “Olimpico” me Torinon.
Kjo pikë e fituar Lazios ia siguron pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Evropës.
Në anën tjetër Torino i largohet katër pikë zonës së kuqe dhe e siguron edhe një edicion në elitën e futbollit italian.
Te vendasit nga fillimi në këtë përballje luajtën Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha, të cilët i kompletuan 90-të minuta.
Torino në bankën rezervë i kishte dy reprezentuesit e Kosovës, Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvodan, që nuk u inkuadruan fare.