Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.
Së funmi, ai ka dhënë një intervistë për mediumin turk “NTV”. Aty Muriqi ka zbuluar se e falenderon Zotin çdo ditë që ai u bë pjesë e klubit turk, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gjithmonë kam ëndrruar që një ditë do të vijë në Turqi. Do të luaj futboll në Turqi. Tashmë jam duke luftuar për Fenerbahcen. Kështu deshti fati, andaj unë e falënderoj Allahun çdo ditë” deklaroi Muriqi.
Pavarësisht lëndimit që e pësoi para ndeshjeve të Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë, Muriqi duket tejet i lumtur me periudhën që po e kalon.
Sipas raporteve të fundit mjekësore, Muriqi do të rikthehet në fushë në fund të këtij muaji. /Gazeta Sinjali/