image Muriqi deklarohet pas pokerit ndaj San Marinos, flet edhe për të ardhmen me Lazion

Futboll

Muriqi deklarohet pas pokerit ndaj San Marinos, flet edhe për të ardhmen me Lazion

news image

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur për fitoren ndaj San Marinos me rezultat 4-1, ku është ndalur edhe te ardhmja e tij me Lazion, përcjell Sinjali Sport.

Muriqi shënoi të katër golat ndaj San Marinos, duke u bërë golashënuesi i parë në histori të Kosovës që shënon katër herë brenda një ndeshje.

Pas ndeshjes, Muriqi deklaroi se nuk e ka pritur këtë arritje.

“Nuk e kam pritur të shënoi katër gola pasi çdo ndeshje është e vështirë. Unë jam sulmues, por mendoj t’i ndihmojë bashkëlojtarët. Është miqësore, duel jashtëzakonisht i mirë, sidomos për mua që nuk kam kaluar vit të mirë te Lazio”.

“Na është dashur fitorja, vijmë pas një seri rezultateve negative. Kemi mësuar se jemi mirë me topin, kemi lojtarë kualitet dhe krijuam shumë raste, fatkeqësisht morëm gol në minutat e fundit”.

I pyetur për të ardhmen, Muriqi tha se ka kontratë me Lazion edhe për katër vite.

“Faktikisht nuk është asgjë në dorën time, se Lazio ka investuar dhe ata besoj që e dinë më së mirë se çfarë bëjnë. Nuk kam drejtë të flas për këtë muhabet, jam lojtar i Lazios kam edhe katër vite dhe do t’i mbahem kontratës”.

“Po ka kontratë, kur të nisin parapërgatitjet do jem në Romë”, ka përfunduar Muriqi. /Gazeta Sinjali Sporti/