image Murati: Pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të këtij muaji

Financa

Murati: Pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të këtij muaji

news image

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se shtesat e fëmijëve dhe subvencionimi për lehonat do të merren në fund të këtij muaji.

“Pagesat e para fëmijët dhe nënat do të fillojnë në fund të këtij muaji”, tha Murati në RTV Dukagjini.

Ai ka theksuar se numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.

“Verifikimi bëhet në mënyrë automatike dhe të gjithë ata që janë kualifikuar, pagesën e parë e marrin në fund të muajit”, tha ai.

“Ne kaq kemi premtuar dhe po e realizojmë…Ne kemi paraparë edhe benifite tjera për gratë dhe fëmijët”, ka deklaruar Murati.

Fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2020 do të përfitojnë ndihmën prej 20 euro. Kurse, nga janari i vitit të ardhshëm do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje.

Lehonat e papunësuara do të marrin nga 170 euro për gjashtë muaj, derisa lehonat e punësuara për tre muaj do të marrin të njëjtën shumë. /Gazeta Sinjali/