Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për shitjen e rrugës në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Murati ka thënë se kjo agjenci i ka shitur rrugë një kompanie private ndërtimore në lagjen “Emshir” të kryeqytetit, me negocim direk 5 mijë euro një ari.
Sipas deputetit të LVV-së, kjo është bërë me qëllim të përfitimit nga shpronësimi, kur të bëhet asfaltimi i tyre nga Komuna e Prishtinës.
“AKP ka shit rrugë në Emshir, me negocim direk 5 mijë euro arin. Qe ku ka shku hajnia, dmth rrugët i kanë shit një kompanie private, ndërtimore, në mënyrë që kur të vjen rendi me e asfaltu komuna atë rrugë me pagu për shpronësim”, tha Murati.
Për këtë arsye, Murati thotë se kryesuesi i Komisionit për Ekonomi me mbështetjen e anëtarëve të tjerë e kanë anuluar mbledhjen, në të cilën ishte planifikuar të raportonte AKP-ja, për shitjet e papublikuar të aseteve të cilat, sipas tij, janë bërë me negocim direkt./Gazeta Sinjali/