Këngëtari i njohur, Afrim Muqiqi ka reaguar pas mbledhjes së turmave nëpër mbledhjet partiake pas zgjedhjeve në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shumë qytetarë janë parë duke e festuar fitoren e Vetëvendosjes ku Shpejtim Bulliqi ka dalë fitues i këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu, shumë aktivistë e simpatizantë janë mbledhur në degën e LDK-së para shpalljeve të rezultateve.
Për këtë ka reaguar, Muqiqi i cili tha se kjo ka qenë një masë e pakontrolluar.
“Është një porosi ironike se pse gjatë gjithë kohës kam thënë se të gjithë këta politikanë që na kanë thënë të mbajmë distancën e të ndalojnë një aheng familjar. E dini fare mirë se sa na kanë premtuar. Jo vetëm sektorin e hotelerisë por të gjithë deri në bujqësi. Është tallje. Absolutisht jo, unë jam i popullit që 33 vite nuk jam me asnjë parti. Ka qenë një masë e pakontrolluar. Gjatë gjithë kohës na kanë thënë të mbajmë maskat e distancën”, tha Muqiqi në RTV Dukagjini. /Gazeta Sinjali/