image Munishi ka një mesazh për sportistët: Mos i komentoni ngjarjet politike

Futboll

Futboll/ Munishi ka një mesazh për sportistët: Mos i komentoni ngjarjet politike

news image

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi përmes një postimi ka kërkuar nga të gjithë sportistët që të mos i komentojnë e as mos të merren me ngjarjet politike.

Sipas tij, sporti është i pastër si loti dhe se sportistat janë të gjithë Kosovës e jo të partive të partive të caktuara, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky mesazh vjen pasi që një refer në futbollin kosovar sot u pezullua nga puna për shkak që kishte fyer kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Por, përveç tij, edhe shumë futbollistë kanë komentuar ngjarjet që ndodhën dje./Gazeta Sinjali/