image Munishi: Do të jem trajner i Gjilanit për 1 vit e gjysëm, më vjen keq për deklaratat e mija të kahmotshme

Futboll

Munishi: Do të jem trajner i Gjilanit për 1 vit e gjysëm, më vjen keq për deklaratat e mija të kahmotshme

news image

Sot gjatë ditës është bërë e ditur se trajneri i ri i SC Gjilanit do të jetë Ismet Munishi, pas dorëheqjes  së Bylbyl Sokolit nga kjo pozitë, shkruan Sinjali Sport.

Munishi ka konfirmuar lajmin si dhe ka shprehur keqardhje për deklaratat e tij të mëhershme drejtuar këtij klubi, teksa ka shtuar se do të jetë trajner i Gjilanit për 1 vit e gjysëm.

“Sot arrita marreveshjen e bashkëpunimit me klubin SC Gjilani dhe Presidentin Florim Zuka për 1 vit e gjysëm. Urime Skiftera dhe më vjen keq për deklaratat e mija të kahmotshme sa kemi qenë rivale, shpresoj të më kuptoni. Së bashku me nder dhe krenari do ti synojmë majat”, ka shkruar Munishi ndër të tjera në Facebook.

Trajneri Ismet Munishi deri më tani ka drejtuar klube si Llamkos Kosova, Hajvalia. Vëllaznimi, Besa, Feronikeli e Ballkani./Gazeta Sinjali Sporti/