image Munishi: Biznesi më i madh është mjekësia e jo futbolli

Futboll

Sport/ Munishi: Biznesi më i madh është mjekësia e jo futbolli

news image

Gjatë ditës së djeshme çarkulloi një deklaratë e një mjekeje italiane e cila thoshte ta marrin Ronaldon të iu ndihmojë sepse atë po e paguani me 1 milion euro në muaj.

E kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga trajneri i liderit momental Ballkani, Ismet Munishi.

Ai e kritikoi mjeken duke e cilësuar këtë deklaratë si arrogante.

“Po çarkullon një deklaratë e një mjekeje Italiane, ku thotë se tash le të iu shërojë Ronaldo se atë po e paguani 1 milion € ne muaj e mjekja mer 1 mijë e ca euro pagë. Kjo është një deklaratë arrogante nga një mjeke arrogante, në kohën kur në Itali është krizë e madhe nga Corona V , ajo duhet ta kujtoj betimin e Hipokratit ajo në këto kohëra duhet të punojë edhe pa pagesë nëse është nevoja dhe ti shërojë” të gjithë pacientët pa dallime fetare dhe kombësie. Për shkakun që ka lojtar si Ronaldo e teë tjerë Futbolli është sporti numer 1 në botë . Edhe sa për informatë se disa mjek po shkrujnë, biznesi me i madh në botë është mjeksia e jo futbolli, të dashur biznesmen ( mjekë)” – u shpreh Munishi në profilin e tij në Facebook.

/Gazeta Sinjali/