image Anti-inflamatorët mund të përkeqësojnë Covid-19, 'pacientët të marrin vetëm paracetamol'

Shëndetësi

Anti-inflamatorët mund të përkeqësojnë Covid-19, ‘pacientët të marrin vetëm paracetamol’

news image

Ministri i shëndetësisë në Francë, Olivier Veran paralajmëroi qytetarët ditën e djeshme të mos përdorim ilaçe inflamatore si ibuprofen sepse mund të përkeqësojnë ineksionin për koronavirusin.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se përdorimi i medikamenteve si ibuprofen dhe cortizon thjeshtë rëndojnë më shumë koronavirusin.

“Në raste temperaturash, përdorni paracetamol. Nëse përdorni inflamatorë ose keni dyshime më mirë konsultohuni me një mjek” – shkruan Veran.

Postimi i tij ka patur shumë reagime në rrjet. Qytetarët e pyesin ministrin për udhëzime të mëtejshme dhe se ku bazohet ai që bën një deklaratë të tillë.

Kohët e fundit Franca reduktoi shitjen e ibuprofen dhe paracetamolit për shkak të rreziqeve të mundshme që lidhen me ilaçet.

Sipas gazetës Le Figaro, ibuprofen mund të përkeqësojë infeksionet ekzistuese që mund të çojnë në “komplikime”.

“Duke larguar përgjigjen e sistemit imunitar me anë të anti-inflamatorëve, jo vetëm që mund të dëmtojë trupin tonë, por edhe të fshehë shenjat se sa serioz mund të jetë një problem. Kjo mund të vonojë diagnozën dhe trajtimin e saj” – shkruan gazeta. /Gazeta Sinjali/