Sot, në stërvitjet e Barcelonës kanë munguar tre futbollistë tepër të rëndësishëm për formacionin e parë të Koman.
Messi, De Jong dhe Pjanic nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e sotme pasi që kishin leje për të pushuar nga klubi, për shkak që kishin lojë me kombëtarët e tyre, shkruan Sinjali Sportiv.
Gjatë ditëve në vijim të tre futbollistët në fjalë do t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.