Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet lidhur me pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Komuna e Pejës ka keqpërdorur paranë publike, duke u dhënë tenderë familjarëve të zyrtarëve komunalë, raporton Gazeta Sinjali.
Mirëpo, kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, tha për Gazetën Sinjali që ai nuk beson se do të intervistohet nga prokuroria për këtë rast.
“Jo, nuk jam intervistuar e as që do të intervistohem, besoj”, tha Muhaxheri për Gazetën Sinjali.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Sinjali se prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me pretendimet se ka pasur keqpërdorim të parasë publike nga Komuna e Pejës./Gazeta Sinjali/