image Muhaxheri: Mustafa e rrëzoi vetveten, VV ishte e gatshme për vëllavrasje

Politikë

Muhaxheri: Mustafa e rrëzoi vetveten, VV ishte e gatshme për vëllavrasje

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga detyra e kryeministrit për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

“Isa Mustafa e ka lëshuar pushtetit për të mos e rrezikuar jetën e qytetarëve. Është tërhequr prej qeverisë dhe ka pranuar ta rrëzojë Qeverinë Mustafa për të mos bërë veprime që e dëmtojnë vendin”, ka thënë Muhaxheri në Klan Kosova.

Sipas tij, Vetëvendosje ishte e gatshme të bënte veprime që dërgojnë deri në vëllavrasje.

“VV-ja ka qenë e gatshme që të bëjë probleme dhe të dërgojë deri te vëllavrasja dhe për këtë Isa Mustafa nuk e ka dërguar në parlament dhe ka pranuar të binte qeveria”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/