image Muhaxheri për prokuroren Vuçetaj: Ish-zyrtarja më e përfolur në Komunën e Pejës, ka marrë 5 deri në 500 euro për të kryer punë në urbanizëm

Politikë

Muhaxheri për prokuroren Vuçetaj: Ish-zyrtarja më e përfolur në Komunën e Pejës, ka marrë 5 deri në 500 euro për të kryer punë në urbanizëm

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazemend Muhaxheri, ka folur pë aksionin e Krimeve Ekonimike në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka akuzuar prokuroren Lumturije Vuçetaj, se për sa kohë e njëjta ka punuar si zyrtare në Komunën e Pejës ka marrë 5 deri në 500 euro për t’i përfunduar punët në urbanizëm.

Sipas tij një gjë e tillë është thënë nga qytetarët menjëherë pas siç i quan ai “arrestimeve spektakolare” të 15 korrikut që kishte bërë Policia e Kosovës në Komunën e Pejës.

“Operacionin e udhëhequr nga prokurorja e cila ka qenë zyrtare në komunën e Pejës, prokurorja aktuale, edhe ata zyrtare e përfolur për punë të këqija

“Thonë qytetarët atë ditë kur ndodhi aksioni kjo zyrtare ka marrë prej 5 euro deri në 500 euro për me kry punë në urbanizëm paska mbërri koha me arrestu njërin ma te ndershëm në komunën  e Pejës prej një zyrtare mat të përfolur për punë të këqija në Komunën e Pejës“, ka thënë Muhaxheri në T7.

Policia e Kosovës në aksionin e 15 korrikut në Pejë, Istog dhe në Klinë ka arrestuar dhjetë zyrtarë të këtyre komunave.

Në komunën e Pejës ishin arrestuar Rajan Arapi, drejtori i Urbanizmit, Florije Berisha, zyrtare ligjore në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë, si dhe Bajram Muzlijaj.

Gjykata e Themelore në Pejë më 18 korrik kishte vendosur që Bajram Muzlijaj të mbrohej në liri kurse për Rajan Arapin dhe Florije Berishën gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

/Gazeta Sinjali/