image Prokuroria nis hetimet pas pretendimeve se ka keqpërdorim të parasë publike në Komunën e Pejës

Drejtësi

Prokuroria nis hetimet pas pretendimeve se ka keqpërdorim të parasë publike në Komunën e Pejës

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet lidhur me pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se në Komunën e Pejës ka keqpërdorime të parasë publike, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Për ketë rast, Prokurori i Shtetit me vetiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me pretendimet se ka pasur keqpërdorim të parasë publike nga Komuna e Pejës. Pas grumbullimit të informatave nga njësitet përkatëse policore, Prokurori i shtetit do vlerësojë se për rastin konkret, a ka elemente të ndonjë vepre penale”, tha Nikçi.

Këto hetime nisën pasi ditë më parë dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë publikoi disa dokumente, përmes të cilave pretendon se në Komunën e Pejës është duke u keqpërdorur paraja publike dhe se kryetari, Gazmend Muhaxheri, po u jep tenderë personave që kanë lidhje familjare me zyrtarët komunalë.

Vazhdon keqpërdorimi i parasë publike në komunën e Pejës Komuna e Pejës siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet së…

Posted by Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Pejë on Tuesday, April 27, 2021

Pas publikimit të këtyre pretendimeve kishte reaguar Muhaxheri, i cili ka thënë se kontratat në fjalë janë të publikuara në webfaqen e Komunës dhe ka mohuar se fituesit e tenderëve kanë ndonjë lidhje familjare me zyrtarët komunalë..

“Personi në fjalë, z. Kreshnik Muriqi është pronar i kompanisë ‘BK Construction SHPK’, i cili ka ofertuar me ofertën e tij: 216,089.00€, kurse vlera e parashikuar ka qenë: 307,769.10€ – do të thotë: 91,680.00€ më lirë. Mbikëqyrjen e këtij projekti e ka nëpunësi zyrtar i Komunës së Pejës, z. Dardan Muhaxheri. Kurse, z. Besnik Muriqi në këtë kompani është vetëm punëtor, kurse pronari nuk është vëllai i Drejtoreshës për Mirëqenie Sociale, znj. Suzana Muriqi”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook./Gazeta Sinjali/

REAGIM pas akuzave të bëra nga opozita: Lidhur me gjoja se “keqpërdorimin” e parasë publike në Komunën e Pejës, i…

Posted by Gazmend Muhaxheri on Wednesday, April 28, 2021