Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se të hyrat vetanake kanë shënuar rënie, shkaku i pandemisë.
Sipas tij, viti 2021 do të jetë i vështirë për Komunën e Suharekës.
“Edhe gastronomia është duke punuar mirëpo ka rënie të hyrave vetanake dhe nuk do të jetë ky vit i lehtë për komunën tonë”, u shpreh Muharremaj.
Ai shtoi se buxheti ka kaluar dhe janë duke u përgatitur për 40% të tenderëve që do të startojë në prill të këtij viti.
“Buxheti ka kaluar më 24 shtator dhe ne jemi duke u përgatitur për me shpall 40% të tenderëve dhe besoj që ka fillimi i prillit do të startojmë me punë. I kemi 42 fshatra në planifikim të buxhetit. Kemi plane për infrastrukturë, salla sportive, parqe edhe çerdhe për fëmijë”, deklaroi i pari i Suharekës për EO.
Muharremaj apeloi te qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat antiCOVID.
“Numri i rasteve aktive në komunën e Suharekës është 370 dhe ky numër kohen e fundit nuk është duke rënë. Prej tyre i kemi pasur 57 vdekje. Unë e kam një apel për qytetarët se virusi është ka rritet çdo ditë”, ka thënë Muharremaj./Gazeta Sinjali/