image Muaji mars pa orë policore: 19 të vdekur e mbi 1 mijë raste pozitive me koronavirus

Shëndetësi

Muaji mars pa orë policore: 19 të vdekur e mbi 1 mijë raste pozitive me koronavirus

news image

Më 1 mars, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCOVID. Një prej vendimeve ishte edhe heqja e orës policore, pas një kohe të gjatë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot janë bërë një muaj qysh prej heqjes së orës policore, mirëpo gjatë këtyre ditëve janë shënuar 1223 raste pozitive me COVID-19.

Sa i përket vdekjeve nga koronavirusi, gjatë kësaj periudhe kohore kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa në total janë 3 mijë e 135 të vdekur nga ky virus.

I lartë ka qenë edhe numri i të vaksinuarve. Gjatë muajit mars, janë administruar 9 mijë e 601 doza të vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 576 raste aktive me këtë virus, më së shumti në Prishtinë (170), Ferizaj (50) e Gjilan (44).

Kujtojmë që më 13 mars janë dy vjet prej që janë paraqitur rastet e para me koronavirus, raporton Sinjali.

Pavarësisht numrave të ulët të rasteve dhe vdekjeve, dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër COVID-19 gjithashtu edhe të vaksinohen.

Nga ky Institut kanë bërë të ditur se dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.

Dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale“, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/