image Muaji korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

Botë

Muaji korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

news image

Shkencëtarët e Shërbimit Evropian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike  “Kopernikus”, kanë arritur në përfundim se korriku i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë në histori dhe paralajmërojnë se çlirimi i gazrave sere po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.

“Me tendencën e globit për t’u ngrohur, ne do të përjetojmë më shpesh muaj që thyejnë rekorde temperaturash gjatë viteve që vijnë”.

Korriku i viteve 2019 dhe 2016, sipas ekspertëve kanë qenë më të nxehtë se ky i këtij viti, ku dëshmi për këto ndryshime të frikshme është edhe i nxehti i pazakontë që e përjetuan këtë vit, Finlanda, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo Rusia, ku temperaturat kapërcyen 40 gradë celsius.

Si pasojë e tyre, Gjermania, Belgjika dhe Kina ku reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje me qindra viktima gjatë javëve të fundit. Shërbimi Kopernikus bën regjistrim të veçantë të temperaturave në vende të ndryshme të kontinentit dhe botës që prej viteve ’5. /GazetaSinjali/