image "Mua nuk më njohin që jam i bukur, muskuloz, por që bëj muzikë të mirë" Mozzik i kundërpërgjigjet Capital T

Bota e Yjeve

“Mua nuk më njohin që jam i bukur, muskuloz, por që bëj muzikë të mirë” Mozzik i kundërpërgjigjet Capital T

news image

Capital T dhe Mozzik kanë kohë që po thumbojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale. Krejt kjo erdhi si pasojë e një interviste të dhënë nga Capital T, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë intervistës, Capital T bëri një freestyle, ku në një frazë u shpreh “Ma reper se ti është Lori”, ku ky diss u nënkuptua si ndaj Mozzik.

Madje edhe Loredana e hoqi Capital T nga Instagrami.

Por, Mozzik gjatë një interviste të fundit u shpreh se nuk i përcjellë dissat. Atij i duket krejt absurde t’i bësh diss dikujt e në të njëjtën kohë ta respektosh live.

Është më shumë se absurde ta bëj një diss dikush e në të njëjtën kohë me të dhënë dorën live e të të respektoj live dhe pastaj të shkojë të flasë diçka që s’është artistike për mua. Diss-at kanë qenë gjithmonë pjesë e hip hopit, por duhet të gjesh diçka kur ke problem me dikë jo se të teket ty të shash Mozzik, se Mozzik si ka bërë asgjë askujt.

Unë nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin që jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua njerëzit më njohin që bëj muzikë të mirë. Ti mos më shaj mua, shaj talentin tim. Por është zgjedhja e artistëve, por me mua është më mirë që artistët t’i kenë punët mirë se nuk i dihet jetës”, u shpreh Mozzik. /GazetaSinjali/

.