Ministria e Shëndetësisë ka treguar disa mënyra se si të mbroheni nga gripi sezonal.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga MSh kanë bërë të ditur disa rekomandime për mbrojtje nga grip sezonal.
Këto janë këshillat:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!
Të redukohet numri i vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)
Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!
Mbuloni hundën dhe gojën me fasulet në rast të kollës apo teshtitjes!
Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!
Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!
Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!
Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!
Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!./GazetaSinjali/