image MSH publikon raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19

Shëndetësi

MSH publikon raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19

news image

31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.491, raporton Gazeta Sinjali.

Në total numri i rasteve aktive është 675.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës.

/GazetaSinjali/