image MSh publikon raportin: 3 të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

Shëndetësi

MSh publikon raportin: 3 të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

news image

3 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 1 mijë e 422 mostra, prej të cilëve kanë rezultuar 23 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 591 qytetarë të infektuar nga COVID-19.

Raste aktive në vendin tonë janë 3 mijë e 605. /GazetaSinjali/