image MSH konfirmon se sot nuk vdiq asnjë person nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

MSH konfirmon se sot nuk vdiq asnjë person nga koronavirusi në Kosovë

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se gjatë ditës së sotme nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në Klinikën Infektive në QKUK.

Konfirmimi i tij vjen pas raportimit të mediave për vdekjen e dy personave.

“Nuk ka vdekur askush gjatë ditës së sotme nga koronavirusi”, tha Hoti për Gazetën Sinjali.

“Kështu e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës Infektive dhe se Ministria e Shëndetësisë nuk ka lëshuar asnjë njoftim”, shtoi më tej ai. /Gazeta Sinjali/.