Sot ushtruesja e detyrës së Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i masave antiCOVID, ku Gexha informoi kryetarët për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
Në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë u theksua se sipas analizës epidemiologjike do të merren masat e nevojshme për kontrollimin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë me COVID-19./GazetaSinjali/