image MSh informon se si të mbroheni nga COVID-19 gjatë sezonit festiv

Shëndetësi

MSh informon se si të mbroheni nga COVID-19 gjatë sezonit festiv

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur disa informacione se si të mbroheni nga virusi COVID-19 gjatë sezonit festiv.

Përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook, ministria ka treguar për masat mbrojtëse që mund t’i ndërmerrni.

“Mbani distancë, vaksinohuni sapo të jetë radha juaj, vendosni maska të përshtatshme, kollituni ose teshtini në bërryl të përkulur ose në faculetë”, janë disa nga masat që sugjeron MSh.

Ajrosja e ambientit dhe shmangia e vendeve të mbyllura gjithashtu janë pjesë e këtyre sugjerimeve./GazetaSinjali/