image MSH: 4 të vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19

Shëndetësi

MSH: 4 të vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19

news image

4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 3 mijë e 823, prej të cilëve 84 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Të shëruar nga COVID-19 janë 786 qytetarë të cilët kanë qenë të infektuar me këtë virus.

Raste aktive me koronavirus në vendin tonë aktualisht janë 5 mijë e 371.

/GazetaSinjali/