Real Madridi është eliminuar nga Superkupa e Spanjës, duke mos arritur kështu kalimin për në finale, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka pësuar humbje në gjysmëfinale nga Athletic Bilbao.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘La Roselada’ ka përfunduar me rezultatin 1-2. Raul Garcia ishte lojtari që shënoi të dy golat te ‘Los Leones’, teksa golin e vetëm për ‘Los Blancos’ e shënoi Karim Benzema.
Athletic Bilbao në finale do të takohet me Barcelonën. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 21:00. /Sporti në Sinjali/.