image MPJD reagon ndaj deklaratës së OKB-së për shpalljen "non-grata" të zyrtarit të UNMIK-ut

Politikë

MPJD reagon ndaj deklaratës së OKB-së për shpalljen “non-grata” të zyrtarit të UNMIK-ut

news image

Shef i stafit në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, Sharr Jakupi, i është kundërpërgjigjur deklaratës së OKB-së sipas së cilës shpallja “non-grata” e një zyrtari të UNIMIK-ut nga autoritetet e Kosovës është vendimi i paligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje.

Jakupi përmes një postimi në Twitter tha se UNMIK-u ishte njoftuar nga MPJD-ja më 31 dhjetor 2022, për shpalljen “non-grata” të njërit prej zyrtarëve të saj.

UNMIK-u është njoftuar nga MPJD-ja të premten, më 31 dhjetor 2021, një nga zyrtarët e tyre ishte shpallur persona non-grata”, ka shkruar Jakupi në Twitter.

/GazetaSinjali/