image MPJD jep detaje për aksidentin e autobusit me kosovarë në Bullgari

Rajon

MPJD jep detaje për aksidentin e autobusit me kosovarë në Bullgari

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të aksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta.

Në një komunikatë për media thuhet se sipas të dhënave deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme”, thuhet tutje në komunikatë.

/GazetaSinjali/