image MPJ reagon për sulmin terrorist në Izrael ku mbetën të vrarë pesë persona

Politikë

MPJ reagon për sulmin terrorist në Izrael ku mbetën të vrarë pesë persona

news image

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar sulmet terroriste në Izrael ku mbetën të vrarë pesë persona.

Këtë e bëri ministria nëpërmjet një reagimi në Twitter ku njëkohësisht shprehu edhe ngushëllime për familjet e viktimave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet terroriste në Israel që morën jetëra të pafajshme. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe gjithë popullit të Izraelit”, është shkruar në reagim.

Një burrë arab vrau të paktën pesë persona në një periferi të Tel Avivit të martën, para se të ekzekutohej nga forcat e rendit.

/GazetaSinjali/