image MPJ reagon për arrestimin e kosovarit nga Policia serbe

Politikë

MPJ reagon për arrestimin e kosovarit nga Policia serbe

news image

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj në kufirin Hungari – Serbi.

MPJ thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet serbe për t’i sqaruar rrethanat.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Arrestimin e Beqirajt e ka konfirmuar për Sinjalin, nipi i tij. Ai tha se në momentin e arrestimit, policia serbe nuk ka paraqitur vendim të gjykatës.

Arlindi tha se kanë tentuar ta thërrasin Ministrinë e Punëve të Jashtme por nuk e kanë hapë telefonin.

“Çika e tij ka tentu me kontaktu Ministrinë e Punëve të Jashtme por nuk e kanë hap telefonin”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/