Ministria e Jashtme e Kosovës ka publikuar numrat në të cilët qytetarët që janë në Afganistan dhe kërkojnë të dalin nga ai vend mund të kontaktojnë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Afgani ka rënë në duar e talebanëve pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit dhe kryeqytetin, Kabulin.
Qytetarë të shumtë janë larguar dhe po largohen nga vendi, kurse në aeroportin e kryeqytetit lejohen fluturimet vetëm nga aeroplanët ushtarak.
Ministria e Jashtme ka publikuar numrat në rrjete sociale dhe ka lëshuar komunikatë.
“Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/
Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së #Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga #Afganistani është: +383 (0) 45 492 316 pic.twitter.com/MyjcNC6HiC
— MFA Kosova ???????? (@MFAKOSOVO) August 15, 2021