image MPJ përgënjeshtron Daçiqin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana

Politikë

Reagimi/ MPJ përgënjeshtron Daçiqin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana

news image

Ministria e Jashtme e Kosovës e cilëson si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli tha se ky është një tjetër lajm i rremë.

“Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shumica e vendeve anëtare të OKB-së kanë votuar në vitin 2010, rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të që fillojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Zyberaj për Radion Evropa e Lirë.

Lajmin për siç është thënë, tërheqjen e vendimit për njohjen e Kosovës nga shteti i Ganës e ka prezantuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

“Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiq dhe është e kotë të humbësh kohë me të”, ka thënë Zyberaj.

Daçiq, në anën tjetër, u ka thënë mediave në Beograd se Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në vitin 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja, Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jo-rezidente e Ganas në Kosovë, meqë është e vendosur në Turqi.

Më 23 janar, 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.