image MPJ: Pengesat në kufi po shkaktohen nga autoritetet serbe

Kosovë

MPJ: Pengesat në kufi po shkaktohen nga autoritetet serbe

news image

Ministria e Punëve të Jashtme, hedhë poshtë pretendimet e Beogradit për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit për Lirinë e Lëvizjes nga ana e Kosovës, duke theksuar se pengesat në kufi po shkaktohen nga autoritetet serbe.

Përmes një komunikate për media MPJ ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke e zbatuar në përpikëri Marrëveshjen e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes.

Ministria përmes këtij reagimi ka rikujtuar se çfarë thotë neni 3 i kësaj marrëveshjeje:

Secila palë mund të aplikojë një sistem përmes të cilit kartat e identitetit do të shoqërohen me dokumente të shkruara ‘hyrje / dalje’ për personat nga pala tjetër që dëshirojnë të kalojnë në një vend të tretë.

Policia Kufitare e Kosovës po zbaton plotësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe qytetarët serbë me letërnjoftim mund të hyjnë në Kosovë pa asnjë pengesë. Kosova hedh poshtë të gjitha përpjekjet e lajmeve të rreme të Beogradit për të treguar një realitet tjetër të marrëveshjes së lirisë së lëvizjes”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, MPJ thotë se Kosova mbetet e angazhuar për detyrimin e saj ndërkombëtar dhe se liria e lëvizjes do të sigurohet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit./Sinjali/