Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, sot (e diel), feston ditëlindjen e 24-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.
Biondja mbrëmë ishte surprizuar nga miqtë me një tortë të veçantë, por që në festë nuk shihej askund bashkëshorti i saj, Mozzik.
Madje, biondja akoma nuk ka marrë ndonjë urim të ditëlindjes nga ai, gjë që bën të dyshojmë më shumë për krizën në romancën e tyre.
Presim të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodh në mes të çiftit, të cilët tashmë janë prindër edhe të një vajze.